Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka dërguar një letër urimi Jakov Milatoviqit me rastin e zgjedhjes së tij si President i Malit të Zi, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Ju përgëzoj për fitoren në zgjedhjet presidenciale, me besimin se do të tregoni vullnet të fortë për të siguruar një jetë në paqe dhe përparim për qytetarët e Malit të Zi”, tha Vuçiq.
Vuçiq i tha Milatoviqit se në Serbi do të ketë gjithmonë një partner të besueshëm në zhvillimin e dialogut politik dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe një mbështetje solide për një Ballkan paqësor dhe stabil.
“Së bashku me urimet, pranoni përshëndetjet dhe shprehjet e mia të vlerësimit të veçantë”, thuhet në urimin e Presidentit Vuçiq.
Kujtojmë se Milatoviq ka paralajmëruar se Mali i Zi do të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit. /FolDrejt/