Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Vuciq i drejtohet Thaçit për tarifën: Mendoni vërtet, që ne nuk mund t’ju sjellim juve dhimbje?

6 vjet më parë
in LAJME, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeshefat e qeverive në Greqi dhe Maqedoninë Veriore përdoren kohën e fjalimit të tyre në Mynih për të promovuar zgjidhjen e kontestit të emrit. Njëherësh edhe për të shpërndarë këshilla të mira në rajon, shkruan fillimisht prestigjiozja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Kryefjala e konferencës së sivjetme të sigurisë në Mynih ishin Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Kjo jo vetëm për shkak se ata u përshendetën nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në fjalimin e saj kryesor, si shembull i ndritur.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Kjo pasi, që të dy të lartëpërmendurit u shpërblyen në kryeqytetin e Bajernit me titullun e dytë më të lartë Kleist-Preis, pikërisht sipas Ewald-Heinrich von Kleist, që është nder për politikanët të cilët i përkushtohen paqes dhe u japin fund konflikteve të dhunshme. (Një krahasim interesant është se kryeministri grek Cipras mori çmimin nga kryeministri bavarez Markus Söder që dikur ishte për daljen e Greqisë nga Eurozona. Kjo tregon sesa shumë gjëra kanë ndryshuar.) Cipras dhe Zaev gjithashtu kishin një orë kohë të sqarojnë sesi arritën të gjejnë zgjidhje, për diçka që shumë politikanë sot e shihnin si të pamundur: të gjesh një kompromis dhe të mendosh për interesat e shtetit fqinj.

Veçanërisht Cipras shfrytëzoi rastin për t’u promovuar si europian. Ai arriti ti tregojë perëndimit se përmes mësimeve plot vlerë, dialogut, përpjekjes, bashkëpunimit dhe kërkimit të gjërave të përbashkëta mund të zgjidhësh një kontest shumë vjeçar. Duke u larguar nga multilaterizmi dhe kthimi drejt unilateralizmit dhe izolimit u kuptua se nuk i shërben shtetit të tij, bile as që peshojnë. Ishte “detyrë kolektive” e politikanëve, për të rivendosur besimin me dy kombeve dhe që të investojnë në bashkëpunim.

Sipas Ciprasit, të gjithë liderët e së kaluarës nuk gjetën guximin për të zgjidhur kontestin dhe “të gjitha kanë përdorur logjikën e paaftësisë duke shmangur vullnetin për të gjetur një rrugëdalje me një ndjenjë të vendosur patriotike.” Kjo ishte një tërheqje veshi për të gjithë kryeministrat grekë nga 1991. Kjo vlente edhe për udhëheqësin opozitar, Kyriakos Mitsotakis, i cili ishte kundër zgjidhjes së “kontestit të emrit” dhe me këtë shpreson të fitojë zgjedhjet e tetorit si pasardhësi i Ciprasit në detyrën e kryeshefit qeveritar.

Pak narcizëm

Historia nuk duhet të shkruhet nga ata, “të cilët investojnë në frikë dhe përçarje. Ajo duhet të shkruhet nga ata, të cilët gjejnë guximin dhe kanë largpamësinë strategjike për të përmbushur detyrat me drejtësi,” tha Cipras – duke menduar veten dhe Zoran Zaevin. Historia, vijoi Cipras, nuk shkruhet për ata të cilët i shmangen sfidës dhe shfaqen të frikësuar për të zgjidhur problemet, përcjell foldrejt.com.

Pavarësisht se tingëllon si narcizoide, vetë kancelarja Merkel tha gjatë fjalimit të saj, se në një kohë edhe ajo besonte se nuk do kishte më zgjidhje mes palëve.

Pas Cipras, foli edhe Zaev mbi të gjithë suksesin. Ai falenderoi “mikun e tij të mirë Aleksis Cipras” për bashkëpunimin dhe pohoi për anëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë Veriore në NATO. Ky ishte një shembull i mirë për konferencën e Mynihut, se konfliktet mund të zgjidhen.

Nuk ishte rastësi, që menjëherë pas fjalimit të Zaev dhe Cipras, fjalimin e mori shefi i konferencës së sigurisë, Wolfgang Ischinger. Ky filloi një program kontra, ku pasi lëshoi sallën Zaevi dhe Cipras, në podium u ulën presidentët Aleksandar Vuciq dhe Hashim Thaci. Eksperti ballkanik Ischinger (SHP: tash është lobisiti kryesor për korrigjimin e kufijve në Ballkan), në 2007 ka qenë ndërmjetësues europian në Kosovë. Ai vetë ishte moderatori në fjalimet e dy presidentëve, të cilët, i pyeti se pse nuk kanë treguar suksesin e asaj që arritën Zaev dhe Cipras, përcjell foldrejt.com.

Fillimisht u përgjigj Vucic, i cili foli shumë më gjatë sesa Thaçi dhe Ischinger – ku përveç fillimit foli edhe në fund. Pasi përmendi Marrëveshjen e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit në 2013, Vuciq shtoi se është pala kosovare që nuk respekton marrëveshjen. Ai tha se edhe në veriun e Kosovës, të banuar kryesisht nga serbët, janë mbajtur zgjedhjet komunale në bazë të ligjeve të Kosovës – siç parashihte marrëveshja.

Por Kosova kishte vetëm një detyrë, atë të krijimit të asocacionit të komunave serbe, që nuk është themeluar akoma. “Kokëfortësi,” e quajti ai sjelljen e Prishtinës.

“Është e thjeshtë të krijosh një dramë”

Thaçi në anën tjetër theksoi se asocacioni i komunave serbe mund të krijohet vetëm nëse është konform Kushtetutës dhe ligjeve të një vendi. Këtu presidenti i Kosovës kishte fjalën e raportit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli asocacionin e komunave serbe si anti-kushtetuese që krijon një shtet brenda shtetit. Por ai kujtoi se pse pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës është më i vështirë sesa marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit.

Greqia dhe Maqedonia Veriore nuk kanë qenë në luftë me njëri-tjetrin. Ndërsa gjatë Luftës së Kosovës, dhe atë vetëm përpara njëzet vitesh, mes 1998 dhe 1999 janë vrarë rreth 13 mijë persona. Shumica e viktimave ishin shqiptarë, të vrarë nga trupat serbe.

Kështu u krijua një atmosferë e ftohtë – akuzë pas akuze. Në fillim Thaçi ju drejtua Vuciqit si “president”, kurse pasi Vuciq e quajti Thaçin vetëm si “zoti Thaçi” edhe ky i fundit shmangu përdorimin e fjalës president. Në përmbyllje të debatit mori fund edhe përdorimi i fjalës “zotëri” duke ju drejtuar njëri-tjetrin në emra ose përemra.

“Neve nuk na intereson Kushtetuta juaj, sepse ne nuk njohim shtetin tuaj,” tha Vuciq. “Është e thjeshtë të krijosh një dramë ose të luash me viktimat,” kundërshtoi Thaçi. Megjithatë e gjithë bota e di, “që shteti serb, policia srbe dhe ushtria serbe ka kryer pastrim etnik në Kosovë.”

Vuciq kërcënoi me kundërmasa për shkak të tarifës së mallrave serbë. “Mendoni ju vërtet, që ne nuk mund t’ju sjellim juve dhimbje?”

Thaçi ndaj kësaj pyetje të Vuciq ju përgjigj: “Zoti Vucic akoma s’ka kuptuar se unë jam president i një shteti të pavarur.”

Vuciq ju përgjigj Thaçit dhe gjithë shqiptarëve të Kosovës se pse “ata nuk janë akoma anëtarë të Kombeve të Bashkuara, Interpolit, UNESCO?”. Vuciq ju përgjigj vetëvetës pas kësaj pyetje, kur tha se mjaftojnë këto mos anëtarësime për të kuptuar se Kosova nuk është shtet i konsoliduar.

Vuciq gjatë takimeve të kaluara ka theksuar se ai nuk e dëshiron Thaçin – dhe poashtu edhe ky i fundit Vuciqin. Kjo në fakt u pa edhe gjatë konferencës në Mynih, por që të dy nuk përmendën temën e shumë përfolur të shkëmbimit të territoreve.

Debati i tyre na tregoi se konflikti duket i pazgjidhshëm në kohën e afërt. Edhe kontesti i emrit mes Shkupit dhe Athinës u zgjodh pas 28 vitesh. Kosova u bë e pavarur në 2008. Sipas kësaj logjike Thaçi dhe Vuciq kanë kohë deri 2036./Foldrejt.com

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dënimi i fundit me vrasje në Gjermani ndodhi sot përpara 71 vitesh

Lajmi tjetër

Ahmeti dhe Zaev kërkojnë kandidat të përbashkët presidencial

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM