Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar sot me këshilltarin special të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkruan Fol Drejt.
Vuçiq tha se ka shprehur pritjen e tij që ShBA do të njohë përpjekjet e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Poashtu, ai shpreson se ShBA do të përdorë ndikimin e saj të padiskutueshëm për të inkurajuar Prishtinën që të përmbushë detyrimet e saj të marra në përputhje me marrëveshjet e dakorduara dhe të nënshkruara, por edhe atë vazhdimi i dialogut në frymën e një shkëmbimi të sinqertë dhe të hapur propozimesh për adresimin e sfidave specifike. /FolDrejt/