Sipas mediave në Serbi, Aleksandër Vuçiq ka inkurajuar çiftet në Serbi që të lindin më shumë fëmijë, me shpresë se do t’ia ndryshojë hartën demografike vendit, duke e stimuluar natalitetin, shkruan Fol Drejt.
“Është bukur të kesh një qen, një kotele dhe një papagall – por gjëja më e bukur është të kesh fëmijë”, citohet të ketë thënë presidenti i Serbisë, ndërsa ka paralajmëruar stimuj financiarë për lindjen e fëmijës së pestë dhe të gjashtë.
Dy ditë më vonë, Ministria e Kujdesit Familjar dhe Demografisë e këtij shteti, rriti shtesën prindërore për katër fëmijët e parë.
Por situata nuk është aq shpresëdhënëse.
“Ndërkohë vjen lajmi i mirë për paratë për lindjen, një e re që pyetet në një intervistë pune: Keni partner dhe planifikoni të mbeteni shtatzënë?
Një tjetër i dërgon familjes së saj foto fantazmë nga materniteti, duke vënë në dukje se nuk dëshiron të lind më kurrë.
Qindra nëna presin në radhë për të zgjatur pushimin mjekësor, pasi nuk kanë kush t’i lërë të kujdeset për foshnjat e tyre, ndërsa ligji po u merr frymë në qafë për t’u kthyer në punë.
Nuk ka vende në kopshte. Prindërit pyesin se kur do të hyjë në fuqi premtimi i ministres Darija Kisiq për zgjatjen e pushimit të lehonisë me tre muaj.
Nënat dhe baballarët e nxënësve të shkollës mbledhin kurajë për të hyrë në vitin e ri shkollor pas tragjedive në “Ribnikar”.
Atëherë, si lindi presidenti idenë se ndihma financiare për fëmijën e pestë dhe të gjashtë do t’i motivojë gratë të lindin?” – shkruan Danas, transmeton Fol Drejt.
Të dhënat tregojnë se numri më i madh i familjeve me më shumë se katër fëmijë në Serbi, janë të cenueshme financiarisht. Kjo do të thotë se probabiliteti që fëmija i pestë dhe i gjashtë të lindë në varfëri është statistikisht i rëndësishëm.
“Pra, a janë stimujt e shpallur që synojnë zona të ndjeshme apo një tjetër propagandë e pamatur?
Shumica e banorëve të vendit tonë do të bien dakord se foshnjat nuk janë thjesht një “përqindje e lindjeve”, por qenie që kanë nevojë për siguri nga sistemi në të cilin jetojnë.
Prandaj, nëse planifikon të përmirësojë pasqyrën demografike, presidenti do të duhet të përballet me faktin – fëmijët nuk lindin për 366.122 dinarë” – shtron pyetjen opozitarja Danas./FolDrejt/