Pas takimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mediat pas takimit trepalësh, duke u shprehur se ishte një takim shumë i vështirë.
Vuçiq tutje tha se ai ka insistuar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, por që sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar.
Ndërkaq, kujtojmë se ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.