Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar disa përfaqësues politikë të serbëve nga Kosova, transmeton Fol Drejt.
Sipas mediave serbe, takimi është realizuar në Rashkë që gjendet në jug të Serbisë.
Thuhet se në takim ishte e pranishme edhe kryeministrja Ana Brnabiq, si dhe disa ministra.
Sipas Vuçiqit ai do të nxjerr përfundime pas diskutimit për situatën politike dhe të sigurisë, ndërsa ka theksuar se në këtë drejtim janë planifikuar gjithsej 28 milionë euro.
Ai ka premtuar punësimin e 50 mjekëve të rinj dhe 50 infermierëve, si “masë për ruajtjen e punëtorëve shëndetësorë në Kosovë”.
Ky është takimi i dytë mes Vuçiqit dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës në shtatë ditët e fundit./FolDrejt/