Në intervistë e gjatë të presidentit serb Aleksandër Vuciq për SPIEGEL, ai ka shfrytëzuar rastin për të hedhur baltë edhe për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.
“Ai më ka ofenduar vajzën time minorene, kur e ka këshilluar që të marrë për burrë një shqiptar. “Sillu më mirë, mor idiot,” ju përgjigja unë atij. Çfarë unë ju pyes është se pse në 2008 Perëndimi hapi Kutinë e Pandorës me njohjen e Kosovës,” përcjell foldrejt.com.
Por përgjigja e gazetarit gjerman ishte e qartë, që këtë përgjigje mund ta gjejë ai vetë në Bruksel dhe Uashington./Foldrejt.com