Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ka pasur një bisedë jashtëzakonisht miqësore me presidentin kinez Xi Jinping për të gjitha temat e rëndësishme.
Vuçiq u tha gazetarëve në Pekin se kanë diskutuar për Kosovën, respektimin e normave juridike ndërkombëtare dhe atë që po kalon Serbia, si dhe zbatimin e standardeve të dyfishta, si dhe sipas tij për mosrespektimin e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244.
“Kemi hasur në mirëkuptimin e miqve tanë kinezë. Biseduam edhe për gjëra të tjera që na nevojiten, nga bashkëpunimi në të gjitha fushat e ekonomisë, ekonomisë, bashkëpunimit ushtarako-teknik”, tha Vuçiq. /FolDrejt