Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ulja e tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosja e garancive për të shmangur lëvizjet e njëanshme janë temat kryesore të takimeve të tij me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Moldavi.
“Pas kësaj duhet të fokusohemi në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili është nënshkruar dhjetë vjet e gjysmë më parë me Marrëveshjen e Brukselit. Besoj se njerëzit tani kanë një pasqyrë më të qartë të asaj që po ndodh, pavarësisht nëse vendet e tyre e njohin Kosovën apo jo”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme kompromisi dhe se sipas tij njerëzit në Ballkan duhet ta kuptojnë se kompromisi nuk është diçka e keqe./REL/