Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se me mënyrën se si u bë aksioni i Policisë së Kosovës në komunat veriore është kaluar kufiri të cilin Serbia mund ta durojë, por kështu është rrënuar edhe besimi dhe çfarëdo partneriteti me botën perëndimore lidhur me çështjen e Kosovës.
“Shqiptarët e Kosovës dhe ata që i sponsorizojnë kanë rrënuar besimin tonë. Nuk është problemi për një incident por për jetën dhe keqtrajtimin e 28 personave dhe për atë që ai la prapa. Është rrënuar besimi dhe çdo partneritet me botën perëndimore lidhur me çështjen e Kosovës”, ka thënë Vuçiq për televizionin Prva.
Duke folur për ditën kur Policia filloi aksionin në veri, Vuçiqi tha se së pari kishte folur me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq dhe menjëherë e kishte urdhëruar për vendosje të gjendjes së gatishmërisë së plotë luftarake të ushtrisë.
Duke komentuar pohimet e përfaqësuesit të KFOR-it se Beogradi zyrtar ka qenë i informuar për aksionin e Policisë së Kosovës, Vuçiqi ka thënë se kjo është e vërtet porse, ka thënë ai, informatën se kishte marrë nga KFOR-i.