Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se është e qartë për aktorët kryesorë në Perëndim se faji kryesor është në kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili siç pretendon Vuçiq dëshiron ta tërheqë Serbinë në konflikt të hapur dhe luftë me NATO-n.
Vuçiq tha gjithashtu se sot do të takohet sërish me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohija.
“Kurti nuk do të ndalet. Në fund të fundit ai nuk do të themelojë Asociacionin ZSO, sepse ai e di që ky komunitet duhet të jetë në përputhje me parimet që unë dhe Isa Mustafa i kemi siguar në vitin 2015. Ata nuk duan t’i miratojnë parimet. Ai (Kurti ) do luftë, për të na tërhequr në luftë. Ai dëshiron të jetë udhëheqës lufte, sepse kjo i mungon në biografinë e tij. Ai është një enverist, një marksist”, tha Vuçiq për Pink dhe vlerësoi se, ndryshe nga mendimi i shumë analistëve, përshkallëzimi në Kosovë nuk është arritur në maksimum.