Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po mban një konferencë për media në lidhje me situatën e fundit në veri të Kosovës.
Ai ka theksuar se për gjithë këtë është fajtoj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Fol Drejt.
Vuçiq është distancuar nga veprimet në veri duke thënë se në fotografitë e publikuara nga Kurti nuk ka asgjë në lidhje me xhandarmërinë serbe.
“Kurti është fajtor për gjithë kaosin që po ndodh në Kosovë”, u shpreh Vuçiq.
“Kanë dalë informata se besimtarët po mbaheshin si pengje, kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh tutje ai./FolDrejt/