Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dje në Kosovë kanë ndodhur ndryshime tektonike.
“Nuk kam thënë rastësisht vetëm Kurtin, por të gjithë ata që e kanë inkurajuar dhe kanë gënjyer veten se problemi është në organizatat kriminale serbe dhe Beogradi”, tha Vuçiq.
“Së dyti, ky është një rezultat historik sepse asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore, që pjesëmarrja e një vendi të jetë 0.029 për qind,” shtoi ai.
Kjo, siç thotë presidenti, tregoi edhe unitetin e madh të popullit serb, disiplinën dhe përgjegjësinë e serbëve, që nuk është parë në historinë moderne.
“Ajo që ndodhi dje ishte shumë më tepër se kaq – populli serb dje tregoi se po kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme nga bashkësia ndërkombëtare, nga fuqitë perëndimore, se kërkon respekt më të madh, se kërkon një dialog të vërtetë, dhe jo imponim të zgjidhjes”, tha Vuçiq.
“Ajo që është interesante është se një numër dukshëm më i vogël i shqiptarëve dolën në zgjedhje sesa në vitin 2021”.
Sipas tij, zgjedhjet janë mbajtur në 13 kontejnerë që janë shpërndarë në veri, ku kanë marrë pjesë nëntë kandidatë shqiptarë dhe një serbe. /FolDrejt/