Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se në takimin me Lajçakun ka diskutuar për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohen serbët.
Siç njofton Danas, Vuçiq gjatë këtij takimi ka vënë në theks themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Me Miroslav Lajçakun kam diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohen serbët. Theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tone”, është shprehur Vuçiq.
“Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe arritjes së kushteve më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve”, ka shtuar ai./FolDrejt/