Presidenti serb Aleksandër Vuciq ka kryer një intervistë të gjatë për median gjermane SPIEGEL, ku ka folur për politikën e jashtme të Serbisë. Ai tha se pavarësisht zbulimit të spiunëve rusë në Serbi, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës nuk do përkeqësohen, “por do i bëhet e qartë Rusisë se Serbia është vend i pavarur.”
Në lidhje me aneksimin e Krimesë dhe ndërhyrjen ruse në Ukrainën Lindore, Vuciq tha se ai kurrë nuk bisedon për këto tema me kolegun Putin, pasi ai është kryetar “i një shtetit të vogël dhe merret me problemet dhe interesat e shtetit të tij.”
“Ju gjermanët mund të flisni rreth atyre temave,” i tha Vuciq gazetarit gjerman.
Pavarësisht se Serbia është kritikuar nga Brukseli për marrëveshje të shumta që ka kryer me Rusinë dhe Kinën, përsëri më shumë se gjysma e investimeve europiane në Ballkanin Perëndimor, shkojnë për Serbinë.
Por Vuciq shprehet i irrituar me BE-në, pasi fabrika gjigante e Volksëagenit nuk u hap në Serbi, por në Turqi.
Më tutje Vuciq tha se Europa duhet gjithashtu të ndalojë së foluri për kriteret dhe meritatat, por të tregohet e sinqertë nëse na dëshiron ose jo. Pasi sipas tij, “çdoherë mund të gjendet arsye të mjaftueshme” për të hedhur poshtë një vend.
Në lidhje me mini-Shengenin, ai tha se kjo është suksesi më i madh i politikës ballkanike në këto 30 vjet dhe se qëllimi është të mos ketë pritje të gjata në kufi dhe një treg i lirë për Ballkanin Perëndimor.
Por këtu Vuciq ka përdorur edhe fjalë ironikë për Kosovën, në lidhje a do jetë edhe ajo pjesë e mini-Shengenit.
“Kosovarët nuk e dinë, çfarë duan. Kryeministri i mundshëm Albin Kurti paraqitet, sikur udhëheqësi i Shqipërisë së madhe. Kosova e kupton veten si shtet, për ne kjo nuk vlen. Por ne mund të bëjmë biznes sëbashku.”
Vuciq përveç Kosovës ka kritikuar edhe Kroacinë, duke ia ka kujtuar kohën e saj nazifashiste, që solli vrasjen e qindra-mijëave serbë.
Poashtu, ai tha se “unë do të varesha në Bruksel, nëse me paratë e BE do ndërtoja një urë 400 milion euro me ndihmën e punëtorëve kinezë, siç bën në Adriatik shteti kroat.”/Foldrejt.com