Gjatë bisedimeve me serbët e Kosovës në Rashkë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka marrë një mesazh se polici Dejan Pantiq, i cili u lirua nga paraburgimi sot më herët, ka mbërritur në shtëpi, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Presidenti vuri në dukje se Pantiq mbërriti në shtëpi pa ndihmën e askujt.
Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor në vendkalimin administrativ në Jarinje dhe deri më sot ishte në paraburgim, për t’u zëvendësuar me arrest shtëpiak./FolDrejt/