Aleksandër Vuçiq nuk e ka pritur mirë njoftimin e Kfor-it se nuk do të lejojë ngritje të barrikadave në veri të Kosovës.
“Qëllimi juaj duhet të jetë mbrojtja e popullatës serbe, ata janë minoritet. Pse po i ndihmoni shqiptarët që të shtypin këtë minoritet. Pse, së bashku me shqiptarët po keqtrajtoni serbët, a është detyra juaj apo jo që të ndihmoni serbët”, tha Vuçic në Beograd gjatë një takimi të partisë së tij në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe.
Presidenti serb shtoi se ai e interpreton ndryshe rolin e KFOR-it dhe NATO-s. Sipas tij, kriza nuk mund të të zgjidhet në këtë mënyrë, por vetëm përmes bisedimeve politike.
Vuçiç, po ashtu falënderoi ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, për deklaratat e bëra një ditë më parë, kur diplomati amerikan tha se në raundin e fundit të dialogut në Bruksel, Serbia kishte shkuar e përgatitur, ndërsa palët e tjera jo./tch/