“Scholz e përsëriti disa herë se është i bindur për të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor”.
Ndër të tjera ai ka thënë se si para kancelarit gjerman ka ngritur si problem marrëdhëniet rajonale, me të cilat përballet Beogradi, por që ka premtuar se Serbia nuk do të shkaktojë telashe.
“Serbia nuk do të jetë shkaktare e problemeve dhe në këtë kuptim, Ballkani Perëndimor do të jetë stabil dhe paqësor”, ka shtuar Vuçiq.
“Në dialog me Prishtinën, nuk do të jetë lehtë, por ne do ta japim më të mirën. Nuk mbetet vetëm në dëshirat tona”.
Ai më tej e ka quajtur Gjermaninë si partnerin kryesor ekonomik të Serbisë.