Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot, me rastin e përfundimit të rebelimit të Wagnerit në Rusi, se Republika e Serbisë, si një vend “serioz”, nuk do të mbështesë kurrë një grusht shteti në asnjë vend, si dhe në Rusi.
“Sepse do të thotë grusht shteti me mjete ushtarake me mjete të armatosura dhe duke përdorur ushtrinë. Kjo është diçka e vetëkuptueshme, ne nuk e kemi mbështetur as në Turqi e as në Rusi dhe nuk do ta mbështesim as në Amerikë e as në ndonjë vend tjetër. Këto janë gjëra që nuk mund t’i lejosh”, tha Vuçiq teksa vizitonte Pink.
Ai theksoi se pushteti në zgjedhje ndryshohet me vullnetin e shprehur qartë të qytetarëve dhe jo ndryshe./FolDrejt/