Duke iu drejtuar kombit serb, Aleksandar Vuçiq ka prekur temën e takimeve të vështira në Gjermani.
Ai me atë rast u është kundërpërgjigjur edhe sulmeve për shkak të fotografisë me Lajçakun dhe Kurtin në Berlin.
“Kemi pasur një takim me Lajçakun dhe Kurtin, për darkë me mua ka qenë vajza ime Milica dhe nëse ata kanë menduar se darkoj me Kurtin, atëherë nuk di çfarë të them”, ka thënë Vuçiq.
Ai theksoi se Kurtit kurrë as dorën nuk ia ka dhënë.
“Po të isha në darkë me Kurtin, nga sonte nuk jam më President i Serbisë”, ka shtuar Vuçiq, duke theksuar se “takimi ka qenë i tillë, që më mirë të mos komentohet”.
Ish-shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, ka thënë sot se pas darkës në Berlin, Kurti dhe Vuçiq kanë pirë birra në një bar atje. /Demokracia.com/