Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-IT – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.
Takimi do të mbahet në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës duke filluar nga ora 9:00, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit./FolDrejt/