Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe delegacioni i qeverisë së Serbisë, janë nisur këtë të hënë për në Kinë, ku do të marrin pjesë në Forumin e tretë “Belt and Road”, i cili fillon nesër në Pekin.
Presidenti i Serbisë deklaroi se vizita në Kinë është shumë e rëndësishme në momente që nuk janë aspak të lehta.
Vuçiq paralajmëroi takime dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me Kinën, si dhe takime dypalëshe me presidentin kinez Xi Jinping.
I pranishëm do të jetë edhe Presidenti rus Vladimir Putin.
Kjo do të jetë dhe vizita e parë jashtë Rusisë që nga nisja e luftës për Putin.
Putin do të marrë pjesë në Forumin “Brez dhe Rrugë” në Pekin më 17-18 tetor, udhëtimi i tij i parë jashtë ish-Bashkimit Sovjetik që prej marsit kur Gjykata Ndërkombëtare Penale me bazë në Hagë lëshoi një urdhër për të mbi dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.