Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha në një takim me përfaqësuesit e serbëve në Rashkë se presin që në çdo moment në shtëpi të jetë me familjen e tij, ish-polici Dejan Pantiq, shkruan N1, transmeton Fol Drejt.
Barrikadat po anashkalohen dhe po shikojmë se si ta sjellim, sepse është i shoqëruar nga EULEX-i, thotë ai, duke shtuar se Prishtina ka dashur që ta sjellë ROSU. Është një fitore simbolike. Siç tha ai, në letra kanë shkruar qartë se personat që kanë qenë në barrikada nuk do të persekutohen apo ndiqen penalisht.
Ai tha se personat nga barrikadat kanë filluar dhe do të vijnë për rreth 45 minuta për t’i informuar për vendimet.
Vuçiq tha se është e rëndësishme që në deklaratën zyrtare të KFOR-it , si dokument i veçantë, t’i jepet të drejta edhe popullit serb, edhe shtetit të Serbisë dhe obligim ndaj KFOR-it, që të mos lejojë hyrjen e forcave speciale në veri të Kosoves.
Siç thotë ai, kanë pasur biseda të vështira për ditë e net.
Unë do të qëndroj me njerëzit tanë, tha ai duke folur në seancë./FolDrejt/