Seanca e Kuvendit të Serbisë ku do të diskutohet për statusin e Kosovën është caktuar për sot në ora 10:00, ndërsa në ndërtesën e Kuvendit ka mbërritur edhe presidenti i vendit Aleksandër Vuçiq, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Ka filluar seanca e Kuvendit të Serbisë për Raportin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, për periudhën shtator – janar. Seanca pritet të zgjasë tre ditë dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili paralajmëroi se do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve, ka mbërritur në Kuvend pesëmbëdhjetë minuta para fillimit të seancës.
Anëtarët e qeverisë e pritën me duartrokitje të gjata presidentin Vuçiq, ndërsa nga opozita u dëgjua “whoa”. Në seancë marrin pjesë përfaqësues të Listës Serbe, në mesin e tyre Milan Radoiçiq, si dhe përfaqësues të Shoqatës së Personave të Kidnapuar dhe të Zhdukur në Kosovë, Sime Spasiq.
Deputetët e opozitës kërkojnë që në seancë të diskutohet edhe propozimi franko-gjerman, pasi në të kundërt seanca nuk ka kuptim.
Kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq, i tha RTS-së se propozimi francezo-gjerman për Kosovën nuk do të diskutohet në seancë, sepse është një çështje “non-paper” dhe se Partia Progresive Serbe, pjesë e të cilës është edhe ai, nuk bëri thirrje për tubim të përkrahësve të sj para Kuvendit të Serbisë, derisa ajo është në seancë.
“Kur dikush thotë “non-paper”, nuk është dokument zyrtar, Parlamenti nuk e ka një gjë të tillë”, tha Orliq. /FolDrejt/