Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Beogradi nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.
“Nuk mund të pranojmë që Kosova të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiq nga New Yorku për televizionin serb Pink.
Sipas tij, Serbia do të ketë probleme edhe nëse pranon edhe nëse nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Nëse pranojmë, nuk do të mund të na nxirrni kurrë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, do të jemi të izoluar. Çdo gjë ka pasojat e veta”, tha Vuçiq.
Ai ka thënë se gjatë vizitës së emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, atij i është ofruar një dokument të cilin ai refuzoi ta pranojë./21Media