Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para se të nisej për në Bruksel, ku do të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, tha se nuk do të ketë kapitullim apo rikthim në vitet 1990.
“Për 15 minuta nisemi për në Bruksel, kemi përfunduar përgatitjet përfundimtare. Dua të falënderoj atë pjesë të Serbisë që ka besim në udhëheqjen e saj shtetërore dhe që beson se do të bëjmë atë që është më e mira për vendin tonë”, tha ai në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Fol Drejt.