Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për marrëdhëniet e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës bazuar në propozimin e përfaqësuesve të Francës dhe Gjermanisë, i cili mbështetet nga ShBA-të, raporton Danas, përcjell Fol Drejt.
“Takim i vështirë”. Siç pritej. Nuk ka dorëzim”, ka shkruar Aleksandër Vuçiq në Instagram.
Takimi mes Vuçiqit dhe Kurtit me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka filluar pak para orës 18:00, rreth 45 minuta më vonë se sa ishte planifikuar.
Borrell dhe Lajçak më parë kanë biseduar veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin, pas së cilës ka pasur një pushim të paplanifikuar.
Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, menjëherë para takimit me Vuçiqin dhe Kurtin, tha se fokusi i takimit të sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe shprehu shpresën që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive ndaj negociatave. /FolDrejt/