Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vuçiq për qëndrimin e Kurtit rreth Asociacionit: të gjithë i thonë formoje, por ai iu thotë se i ka premtuar popullit se nuk do ta formojë

2 vjet më parë
in KRYESORE, RAJON
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

“Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e shumë gjërave nga plani evropian për Kosovën, por ne kemi shprehur një kundërshtim të qartë dhe të madh – se nuk ka bisedime për njohje reciproke, apo për anëtarësim të Kosovës në OKB”, është deklaruar së fundmi Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, shkruan Fol Drejt.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka dhenë një intervistë dje për televizionin nacional serb RTS, ku ndër të tjera ka thënë se për sa të jetë ai në pushtet, kurrë nuk do ta njoh Kosovën:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Këtë ua thashë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz në Mynih, dhe të gjithë liderëve të mëdhenj, madje edhe Lajçaku dhe Borrelli e dinë. Këtë e përsërita pikërisht dje. Bëhet fjalë për faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të diskutoj për njohje reciproke, njohje dhe hyrje të Kosovës në OKB.”

Ai ka thënë gjithashtu se është i hapur për të diskutuar gjithçka tjetër.

“Jo sepse na çon më tej në rrugën tonë evropiane, që është e rëndësishme, por sepse është e mirë për marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Janë të panumërta pikat që janë të rëndësishme”, është shprehur ai, duke iu referuar propozimit evropian për një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Vuçiq tha se në takimin e djeshëm në Bruksel nuk është rënë dakord për udhërrëfyesin, por se qëndrimi i Serbisë është që njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk mund të përfshihet në planin e zbatimit dhe se bisedimet për këtë çështje mund të ndodhin më pas.

“Ne do të punojmë në planin e zbatimit se si të organizohet përfaqësimi rajonal, një temë shumë e rëndësishme, si të bëhen vulat doganore sipas marrëveshjes së vitit 2011 të Borko Stefanoviqit, do të punojmë se si të rregullojmë lirinë dhe qarkullimin e mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, do të punojmë se cilat janë të drejtat e ekstraterritorialitetit për mbrojtje të veçantë për kishën serbe”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shpjeguar se propozimi evropian de facto është bërë kornizë për një proces negociator të panegociueshëm, por ka theksuar se përderisa është në pozitën e presidentit nuk do të nënshkruajë, as nuk do të pranojë as njohje formale e as informale të Kosovës. Hyrja e Kosovës në OKB.

Vuçiq vuri theksin te Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, si pikë e patejkalueshme, e cila pas implementimit, mund të iu hap rrugë diskutimeve të tjera. Megjithatë, sipas tij, Kosova vështirë se do ta formojë atë në një të ardhme të afërt.

I pyetur nëse dikush në takimet në Bruksel i ka thënë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se duhet ta formojë Asociacionin, Vuçiq ka thënë se:

“Të gjithë ia thonë, dhe ai u përgjigj se i ka premtuar popullit se nuk do ta përmbushë, andaj jemi në një sërish ngërç”.

Takimi i fundit në Bruksel ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, përfundoi me një marrëveshje për vazhdimin e planit të zbatimit, i cili derivon nga propozimi Franko-Gjerman./FolDrejt/

Tags: AsociacioniBeogradBisedimetBrukselKosovaPrishtineSerbia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kuleba: Ukraina fiton kundër terrorit dimëror të Putinit

Lajmi tjetër

Stoqet e naftës rriten ndërsa të dhënat e freskëta të Kinës sinjalizojnë rikthim të kërkesës

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM