Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot, me rastin e marrëveshjes evropiane për Kosovën dhe aneksit për zbatimin, ka deklaruar se ajo është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë kur ajo nënshkruan apo vulos diçka apo verbalisht pajtohet me të, raporton Danas,, përcjell Fol Drejt.
“Serbia do të përmbushë dhe do të punojë në zbatimin e gjithçkaje që ka thënë se do të bëjë, pavarësisht se nuk mendoj se Prishtina do të formojë Unionin e Komunave Serbe”, tha Vuçiq në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani.
Ai ka përsëritur se nuk bëhet fjalë për njohje të Kosovës, anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe agjencitë dhe organet e OKB-së, ndërsa mund të flasim për gjithçka tjetër që çon në marrëdhënie më të mira me shqiptarët. “Serbia kurrë nuk ka përdorur asnjë truk dhe ky është mesazhi im për ata që folën për këtë në Forumin për Punë të Jashtme”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se duket se nënshkrimet e shumë njerëzve nuk thonë asgjë. I pyetur për rolin e Italisë në negociata, Vuçiq tha se Serbia gjithmonë dëshironte një prani më të fortë të Italisë.
“Ne nuk kemi të njëjtat pikëpamje për të gjitha çështjet, por duam të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq dhe shtoi se Serbia gjithashtu dëshiron paqen në Ukrainë, sepse kjo do të na sillte lehtësim. Duke folur për Italinë, Vuçiq tha: “Ata gjithmonë e kanë mbështetur Serbinë në rrugën evropiane dhe në forumet ndërkombëtare, nuk kanë ndjekur kurrë një politikë të presionit ndaj vendit tonë”.
Duke shprehur mirënjohjen që Tajani nuk e harroi Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor, Vuçiq tha se beson se vëllimi i tregtisë mes dy vendeve do të rritet. Ai tha se Serbia ka arritur të tërheqë 63 për qind të totalit të investimeve të huaja direkte për Ballkanin Perëndimor në dy-tre vitet e mëparshme.
Siç tha ai, Italia është investitori i dytë më i madh i huaj, rreth 22 mijë njerëz punojnë në fabrikat italiane në Serbi dhe subvencionet që Serbia u jepte investitorëve gjithmonë iu janë shpërblyer.
Vuçiq ka paralajmëruar fillimin e prodhimit të makinës së re elektrike Stelantis në Kragujevc vitin e ardhshëm, duke theksuar se qëllimi është tërheqja e kompanive të vogla dhe të mesme nga Italia.
Vuçiq shtoi se bankat italiane japin një kontribut të rëndësishëm në sektorin bankar në Serbi, sepse dy nga tre bankat më të mëdha në Serbi janë italiane. /FolDrejt/