Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të sotëm në Bruksel, ka bërë me dije se takimi i radhës pritet të mbahet në Maqedoni të Veriut, më 18 mars.
Vuçiq, para gazetarëve ka thënë se kanë pasur takim të zakonshëm të vështirë.
“Kemi pasur takimin e zakonshëm të vështirë. Do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme. Besoj se në periudhën e ardhshme do të ketë shumë bisedime të tjera”, është shprehur Vuçiq.
“Siç e kuptoj unë, ne duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut më 18 mars, kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të vizitojë rajonin”, ka shtuar ai./FolDrejt/