Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot pas një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström, se kanë biseduar edhe për situatën në Kosovë dhe se, që të mos ketë dilema, ai përsëriti qëndrimin e tij duke thënë se nuk do ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Kemi biseduar edhe për situatën në Kosovë dhe Metohi dhe e kam përsëritur, që të mos ketë dilema, qëndrimin e Serbisë se Serbia do të përmbushë atë që ka thënë se do të bëjë, por që nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në agjencitë e specializuara dhe institucionet e OKB-së dhe se i kam informuar qartë të gjithë ata që marrin pjesë në negociata dhe palën tjetër, dhe Borrellin, Lajcakun, Solacin, Macronin dhe Blinkenin dhe të gjithë në glob me të cilët kemi biseduar”, tha Vuçiq. /FolDrejt/