Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër duke filluar nga ora 18:00 deri në 20:00 do t’i drejtohet qytetarëve për krizën në Ukrainë dhe do të prezantojë qëndrimin e Serbisë për këtë krizë.
Vuçiq është duke u konsultuar me presidentë dhe kryeministra në mbarë botën në mënyrë që të jap qëndrimin e Serbisë në përputhje me interesat kombëtare, shkruan Tanjug.
“Shteti ynë po përgatit edhe një dokument preciz në të cilin do të përcaktohen qëndrimet dhe politikat e Serbisë” është thënë nga Presidenca e Serbisë.