Serbia pret të përballet me presion më të fortë se kurrë për t’u bashkuar me Perëndimin në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, ndërsa bota fillon të kuptojë se Rusia nuk mund të mposhtet në fushën e betejës, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Pres presion të madh për çështjen e vendosjes së sanksioneve kundër Federatës Ruse nga java e ardhshme; ndoshta do të jetë presioni më i fortë ndonjëherë”, tha Vuçiq për kanalin televiziv RTS.
“Unë pres që do të përballemi me shumë sfida, sepse situata në Ukrainë është e tillë që është bërë e qartë se nuk mund ta mposhtni lehtë Rusinë në fushën e betejës. Por nuk mund të them se as Rusia do të fitojë”, tha lideri serb, duke shtuar se kinse pritjet e shumë vendeve që Ukraina mund ta mposhtte lehtësisht Rusinë me armë perëndimore kanë rezultuar krejtësisht të pabaza.