Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është në pritje që çnjohjen ndaj shtetit të Kosovës siç thotë ta bëjë edhe shteti i tetë.
Këtë ai e tha gjatë fjalimit që e pati në Kuvendin e Serbisë, ku u shpreh se për Kosovën është duke u bërë një luftë e përgjithshme duke përdorur të gjitha mjetet politike, shkruan Tanjug, përcjell klankosova.tv.
”Ka një luftë të përgjithshme për Kosovën tonë duke përdorur të gjitha mjetet politike dhe diplomatike, pres që shteti i tetë të tërheqë njohjen e Kosovës”, tha Vuçiq.