Nën udhëheqjen e Ana Bërnabiq, Serbia ka formuar Qeverinë e re.
Siç bën me dije Danas, presidenti Vuçiq duke komentuar krijimin e kësaj Qeverie, ka vënë theksin në përqindjen e lartë të gjinisë femërore, duke thënë se beson në qetësinë dhe urtësinë e tyre.
Unë llogaris në mençurinë dhe përkushtimin tonë, nga ajo që propozon SNS-ja, 55 për qind e kuotës sonë janë femra, ndaj besoj në urtësinë dhe qetësinë e tyre”, bën me dije Danas.
Presidenti Vuçiq tutje ka prezentuar përbërjen e kabinetit qeveritar nën udhëheqjen e Ana Bërnabiq./FolDrejt/
Mandati – Kryeministrja Ana Brnabiq
Ministria e Punëve të Brendshme – Bratisllav Gashiq
Ministria e Punëve të Jashtme – Ivica Daçiq (nënkryetar dhe zëvendës)
Ministria e Mbrojtjes – Millosh Vuçeviq (nënkryetar)
Ministria e Financave – Sinisha Mali (Zëvendës President)
Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme – Tomislav Momiroviq
Ministria e Ekonomisë – Rade Bast
Ministria e Bujqësisë – Jelena Tanaskoviq
Ministria e Ekologjisë – Irena Vujoviq
Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës – Goran Vesiq
Ministria e Drejtësisë – Maja Popoviq
Ministria e Minierave dhe Energjetikës – Dubravka Negre
Ministria për Integrime Evropiane – Tanja Miščević
Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale – Aleksandar Martinoviq
Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social – Tomislav Zhigmanov
Ministria e Arsimit – Branko Ruzhiq
Ministria e Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit – Jelena Begoviq
Ministria e Shëndetësisë – Danica Grujiçiq
Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale – Nikola Selakoviq
Ministria e Kujdesit Familjar dhe Demografisë – Darija Kisiq
Ministria e Turizmit dhe Rinisë – Husein Memiq
Ministria e Sportit – Zoran Gajiq
Ministria e Kulturës – Maja Gojkoviq
Ministria për përkujdesjen e fshatit – Milan Kërkobabiq