Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Prishtina duhet të bëjë lëshime të caktuara në mënyrë që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e reja në veri të Kosovës.
Sipas tij, serbët në veri të Kosovës janë gjithmonë të gatshëm për bisedime, por në këmbim duhet t’u ofrohet diçka.
“Të gjithë serbët në veri besojnë se Serbia është vendi i tyre, jo Kosova. Ky është realiteti”, tha Vuçiq në një intervistë për Reuters, transmeton Fol Drejt.