Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se me dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në BE sot, Prishtina do të shkelë zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit dhe se përgjigja e Beogradit do të bëhet e ditur sonte pas seancës së qeverisë, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
“Sot ata zyrtarisht shkelin Marrëveshjen e Uashingtonit dhe për të gjitha këto do të përgjigjemi sonte pas seancës së qeverisë në të cilën isha i ftuar, lidhur me kërkesat tona në lidhje me Rezolutën 1244 të OKB-së por edhe me tërheqjen e njohjeve të shumë vendeve. Do të merrni një përgjigje e saktë”, ka thënë Vuçiq në pyetjen lidhur me paraqitjen e kërkesës së Pirshtinës për anëtarësim në BE, si dhe kur Serbia do të njoftojë se cilat shtete e kanë tërhequr njohjen e të ashtuquajturës Kosovë.
I pyetur nëse ka ndonjë përparim në situatën në Kosovë, Vuçiq tha se dje ka folur me përfaqësues evropianë dhe amerikanë dhe se ka disa ide./FolDrejt/