Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është viktimizuar para ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan, në takimin e tyre në New York.
“Kemi shkëmbyer mendime për çështjet më të rëndësishme në agjendën e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe e kam njoftuar Shejh Abdul në detaje për dhunën që ushtrohet ndaj serbëve në Kosovë. I kam bërë thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe që të përdorin ndikimin dhe angazhimin e tyre për të ndihmuar në mbrojtjen dhe mbijetesën e popullit tonë në vatrat e tyre shekullore”, tha Vuçiq në profilin e tij në Instagram, përcjell Fol Drejt.
shtoi se i kërkoi Sheikh al-Nahyan që t’i përcjellë përshëndetjet e ngrohta dhe shprehjet e mirënjohjes së thellë Presidentit të Emirateve, Sheikh Muhammad bin Zayed al-Nahyan, me shpresën se ai do të vizitojë sërish Serbinë.
“E përsërita se jam veçanërisht krenar për miqësinë tonë, si dhe për faktin se një nga liderët më me ndikim botëror e konsideron vendin tonë një partner të rëndësishëm dhe se ai personalisht i kushton vëmendje të madhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Vuçiq./FolDrejt/