Aleksandër Vuçiq ka vazhduar të përhapë propagandë kundër Kosovës, ndërsa fliste për procesin e dialogut Kosovë – Serbi të mërkurën që iku, në një ndër televizionet beogradase, transmeton Fol Drejt.
Presidenti i Serbisë gjatë një interviste për TV Pink tha se “Kosova po përgatitet kundër serbëve”.
Megjithëse, sipas tij, dialogut tashmë i ka humbur kuptimi, pala serbe do t’i përgjigjet këtij procesi – ka thënë ai.
Njeriu më i pushtetshëm në Serbi gjithashtu ka deklaruar se duan që ta ruajnë paqen.
“Do të jap gjithçka nga vetja dhe do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen”, ka thënë Vuçiq.
I pyetur për raportet me Rusinë, ai ka thënë se do t’i ruaj ato, ndonëse si shtet janë të orientuar në rrugën evropiane./FolDrejt/