Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është ftuar të marr pjesë në Forumin për Paqe i cili po organizohet në Paris, nën protokollin e presidencës franceze, shkruan Fol Drejt.
Vuçiq nuk ka hezituar të flas për dobinë e “rritjes dhe forcimit ushtarak”, pavarësisht që atje ka shkuar të kontribuojë në një forum për paqe.
“Ngritja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë është gjithmonë e dobishme, qetësuese dhe tregon gjendjen e saj” – ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.
Kjo vjen pas paralajmërimit të takimit me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian Josep Borrel, i cili pritet ta takojë edhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Në opinionin publik kosovar këto takime janë parë me skepticizëm, në kuptimin e arritjes së ndonjë marrëveshjeje dhe uljes së tensioneve politike./FolDrejt/