Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë dhe Partisë Progresive Serbe, po shqyrton mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe atyre të rregullta lokale, në më shumë se njëqind komuna me qëllim që të parandalohet ndikimi i krizës ekonomike dhe ndryshimi i përbërjes aktuale të Asamblesë Kombëtare, pohojnë burime nga Danas, transmeton Fol Drejt.
Sipas këtyre burimeve, janë duke u zhvilluar sondazhe për ndjenjën e votuesve, në bazë të të cilave Vuçiq do të marrë vendime lidhur me këtë opsion, duke përfshirë emrin e lëvizjes popullore me të cilën, si në listën zgjedhore, do të paraqitet në ato zgjedhje.
Sipas këtij interpretimi, Vuçiq bën fushatë për çështje ekonomike, gjë që shihet nga aktivitetet e tij të fundit dhe daljet e fundit në RTS, dhe vlerësimi është se nëse zgjedhjet mbahen deri në vitin 2024, kur skadon mandati i kuvendeve lokale, rezultati i progresistëve, veçanërisht në nivel lokal, do të ishte dukshëm më i keq sesa nëse zgjedhjet do të mbaheshin në vjeshtën e vitit 2023.
Do të ishte hera e parë, pasi SNS-ja është në pushtet që nga viti 2012, që në këtë periudhë të vitit të shkojë në votime, sepse zgjedhjet kanë qenë gjithmonë në pranverë.
Megjithatë, duke qenë se Vuçiq është në një mandat të dytë presidencial të sigurt, besohet se zgjedhjet tani mund të mbahen edhe në vjeshtë, madje 8 tetori supozohet të jetë një datë e mundshme, pavarësisht ngjashmërisë me 5 tetorin 2000, kur regjimi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq u përmbys./FolDrejt/