Përpara ndeshjes me Zvicrën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati thënë se “sigurisht që do ta mposhtim bindshëm Zvicrën”.
Këto deklarata, Vuçiq i pati bërë pasi kishte thënë se do të marrin shumë medalje në Lojërat Olimpike “Rio 2018”, ku Serbia në këto lojëra mori tetë sosh.
“Tani po ju them se këta djem do të na befasojnë, edhe pse shumë skeptikë në Serbi nuk e besojnë këtë. Sigurisht që Zvicra do të humb bindshëm, kjo është e kuptueshme”, ishte shprehur Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.
Por, në ndeshjen e 22 qershorit të vitit 2018, planet e Vuçiqit i patën prishur Xhaka e Shaqiri të cilët shënuan në fitoren e Zvicrës përballë Serbisë me rezultat 1:2.