Presidenti serb Aleksandar Vuciq, është shtruar në spital pasi ka pësuar probleme kardiovaskulare të premten, shkruan foldrejt.com.
Një zyrtar qeveritar që foli në kushte anonimiteti i tha Reuters të Shtunën: “Presidenti tani është i qëndrueshëm”. Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat serbe dhe zyra e presidentit, por pa dhënë detaje më shumë.
Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në 2017.
Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga 2012.