Edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të jetë i pranishëm sot në Samitin e BE-së.
Nga Brukseli iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse pret kritika në Samitin BE-së për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Vuçic ka deklaruar se ka një përgjigje të gatshme ndaj kritikave .
“E pres apo jo, do të marrë një përgjigje”, tha Vuçiq, për gazetarin kroat.
I pyetur për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiq u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin fare për këtë.”
/abcnews.al/