Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar sot presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.
Vuçiq iu afrua Zelenskyt, i cili qëndronte me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, presidentin malazez Jakov Milatoviq dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.
Presidenti i Serbisë e ka shpërndarë edhe foton në Instagramin e tij me përshkrimin “Një bisedë e shkurtër dhe e mirë me presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministrin e Luksemburgut Xavi Betel”.
Ky është takimi i parë mes presidentëve serb dhe ukrainas. Serbia ka tradicionalisht lidhje të ngushta me Rusinë, transmeton Fol Drejt.