Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua në Athinë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, para darkës joformale të mbrëmshme të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis për liderët nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Vuçiq në profilin zyrtar në rrjetet sociale bëri të ditur se, ka pasur një bisedë të mirë dhe të hapur për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për rajonin dhe mbarë botën.
Dy presidentët iu referuan, siç tha Vuçiq, ngjarjeve në Ukrainë dhe Kosovë.
“E kam theksuar edhe një herë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, të cilën e kemi thënë qartë dhe pa mëdyshje që nga fillimi i konfliktit”, tha Vuçiq.