Mediat në Serbi kanë njoftuar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me emisarët e ShBA-ve dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi: Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, transmeton Fol Drejt.
Fillimisht Vuçiq ka realizuar një takim dypalësh me Lajçakun, pas së cilit ka pasuar ai trepalësh, në të cilin ka marr pjesë edhe Escobari.
Escobari dhe Lajçaku po qëndrojnë në Serbi pas vizitës në Kosovë ku patën takime me krerë të insitutcioneve.
Vizitat e zyrtarëve të lartë perëndimorë në Kosovë dhe Serbi vijnë pas një vale tensionesh në veri të vendit./FolDrejt/