Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para gazetarëve bëri me dije se do të dërgojnë kërkesë te NATO për dërgimin e deri në 1000 trupave të sigurisë në Kosovë.
“Seanca e qeverisë është të enjten dhe siç janë gjërat, qeveria do të marrë vendim për dërgimin e një letre komandantit të KFOR-it”, u shpreh Vuçiq para pyetjeve të gazetarëve.
Ai bëri me dije se KFOR-i do ta marrë kërkesën pas seancës së Qeverisë./FolDrejt/