Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, së fundi ka deklaruar se dinamika e marrëdhënieve me Evropën do të ndryshojë, por që ende i ka dy probleme të cilat kërkojnë zgjidhje, shkruajnë mediat serbe, transmeton Fol Drejt.
Në paraqitjen e tij të fundit në TV, ai tha se Kosova dhe sanksionet ndaj Rusisë janë pengesat kryesore. Megjithatë sipas analistëve në Beograd, ai ka heshtur për gjënë më të rëndësishme – sundimin e ligjit, me të cilin Serbia ka kohë që është në telashe.
Në daljen e tij të fundit në Pink TV, Aleksandar Vuçiq njoftoi ndryshimin e dinamikës së Serbisë me Evropën, por gjithashtu theksoi se ka faktorë kufizues për ne në atë rrugë, si vendosja e sanksioneve kundër Rusisë dhe zgjidhja e problemit të Kosovës.
Çfarë do të thotë kjo konkretisht dhe cila është dinamika e re e Serbisë në drejtim të integrimit evropian, ai nuk ka sqaruar më tej. Njohësit e zhvillimeve në Serbi konsiderojnë se në këtë pikë, bëhet fjalë për një proces i cili është “klinikisht i vdekur”. Asnjë kapitull i ri nuk është hapur që nga dhjetori 2021.
Krimi i organizuar, korrupsioni, nepotizmi dhe përgjithësisht sundimi i ligjit, janë probleme po aq të mëdha, sipas tyre./FolDrejt/