Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bëri adresimin e tij sot, që nga akti terrorist i ndodhur nga sulmues serbë në Branjskë të Zveçanit në veri të Kosovës.
Ai madje u shfaq i viktimizuar, duke deklaruar se vrasja e policit shqiptar, nuk iu desh askujt, përcjell Fol Drejt.
”Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është diçka që nuk iu desh askujt”.
Ai ka thënë se sot u bë një sulm brutal ndaj serbëve.
Vuçiq po ashtu konfirmoi se raportimet se sulmuesit ishin serbë dhe tre prej tyre janë vrarë.
”Sipas informatave që ne kemi, tre serbë nga Kosova kanë vdekur”.
”Ata kanë vdekur nga zjarri i snajperit. Nga një lartësi e madhe ku nuk kanë pasë nevojë të likuidohen. Frikësohemi se edhe personi i katërt ka vdekur”./FolDrejt/